Parandalojnë kancerin: shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar se farat e kungullit luftojnë qelizat e kancerit. Ndërsa një studim i kryer nga shkencëtarët gjermanë tregoi se gratë që ishin në menopauzë dhe hanin fara kungulli çdo ditë, kishin 23% më pak rrezik të zhvillonin kancer gjiri.
Luftojnë prostatën: vaji që gjendet tek farat e kungullit, mund të përdoret për të luftuar problemet e prostatës. Farat e kungullit përmbajnë antioksidantë që reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe parandalojnë formimin e qelizave të kancerit.
Reduktojnë simptomat e menopauzës: farat e kungullit ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës: ato reduktojnë dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e tjera të trupit.
Reduktojnë kolesterolin: studimet kanë gjetur se farat e kungullit mund të zvogëlojnë problemet me kolesterolin me 13% dhe kolesterolin e përgjithshëm me 10%. Ato zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe problemet në zemër.
Farat e kungullit mund t’i lini të thahen dhe më pas t’i konsumoni, ja disa ide:
- Mund t’i përzieni me një lugë çaji mjaltë për të provuar një shije të ëmbël.
- Një mundësi tjetër është t’i shoqëroni me çaj.
- Mund t’i shoqëroni me djathë (pa yndyrë).
/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


