Për 1 racion nevojiten:
- gjysmë filxhani fasule të ziera dhe të shtypura
- 2 lugë gjelle salcë me erëza ose sipas shijes
- rreth 30 g djathë kaçkavall të grirë, me pak yndyrë
Përgatitja:
- Hidheni gjysmën e fasuleve në një enë të përshtatshme për mikrovalë. Sipër fasuleve shtoni gjysmën e salcës.
- Në një enë të vogël përzieni djathë të grirë me qepë të grira. Shtoni gjysmën e kësaj përzierjeje mbi fasulet.
- Sipër shtoni fasulet që kanë mbetur e më pas salcën e mbetur.
- Spërkateni përzierjen me djathin dhe qepën që mbetën.
- Vëreni në mikrovalë për 2-3 minuta.
Çdo racion përmban 215 kalori, 12 g proteina, 29.5 karbohidrate, 6 g yndyrë, 3 g yndyrë të ngopur, 15 mg kolesterol, 7 g fibër, 750 mg kripë. Kaloritë nga yndyra janë 25 për qind.


