Fasulet e kuqe luftojnë plakjen dhe zgjasin jetën!

Blerina Bombaj, dietologe

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues. Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë. fasule e kuqeNdër vetitë më të mira që kanë, janë:

-Mbrojtje e zemrës: konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%

-Forcë e jashtëzakonshme antioksiduese: kështu neutralizojnë fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja.

-Stabilizimi i sheqerit në gjak: në saj të fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak. Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar.

-Burim i shkëlqyer proteinash: të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol. Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore.

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve