FDA ndalon shitjen e disa sapunëve antibakterialë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka ndaluar përdorimin e disa ingredientëve të caktuar tek sapunët antibakterialë për larjen e duarve dhe trupit. FDA njoftoi të premten se ingredientët si triklosan dhe triklokarban nuk do të lejohen më të përdoren tek sapunët. Prej kohësh janë ngritur shqetësime në lidhje me këto përbërës, pasi mendohet se shkaktojnë përçarje të hormoneve, rezistencë bakteriale, madje edhe kancer të mëlçisë.sapun

Agjencia ka njoftuar të gjitha kompanitë që të ndalojnë shitjen e produkteve të larjes së duarve dhe trupit nëse përmbajnë këto përbërës. FDA thotë se ky rregull përfshin produktet që kërkojnë përdorimin e ujit dhe jo sapunët e lëngshëm apo fasoletat e lagura. Disa kompani i kanë hequr më parë ingredientët nga sapunët e tyre për shkak të presionit publik dhe shqetësimeve të sigurisë.

Në vitin 2013, FDA u kërkoi kompanive që merren me prodhimin e sapunëve të sigurojnë prova për sigurinë dhe efikasitetin e ingredientëve si triklosan dhe triklokarban, pasi të dhënat sugjeronin se këta përbërës mund të rrisin rrezikun për probleme hormonale dhe rezistencë bakteriale.

Nëse kompanitë dëshironin të përdorin këta përbërës, ato duhet të provonin se përbërësit arrinin të reduktonin infeksionet më mirë se produktet e tjera që nuk i përmbanin këta përbërës. Sipas FDA-së, kompanitë nuk siguruan të dhëna të mjaftueshme të sigurisë dhe efikasitetit për 19 ingredientë të ndryshëm.

“Klientët mendojnë se larësit antibakterialë janë më efektivë në parandalimin e përhapjes së mikrobeve, por nuk kemi prova shkencorë që vërtetojnë se ata janë më të mirë se sapunët e thjeshtë dhe uji”, thotë dr. Janet Woodcock, drejtuese e Qendrës për Kërkimet dhe Vlerësimin e Barnave tek FDA.

Në fakt, disa të dhëna sugjerojnë se ingredientët antibakterialë mund të shkaktojnë më shumë dëme se të mira me kalimin  kohës.

https://youtu.be/bAI5rRB5-Bk

Burimi: Time / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?