Fëmija pa asnjë gjymtyrë, gjeni në matematikë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Tiyo Satrio1

I lindur pa duar dhe pa këmbë, një 11-vjeçar ka pak arsye për të qeshur. Por, në vend të kësaj, Tiyo Satrio ka mësuar që ta bëjë veten të lumtur duke luajtur në Playstation, ndërkohë që përdor mjekrën për të shtypur butonat.

Vogëlushi nga Indonezia luan në çdo rast që i jepet mundësia dhe dëshmon së është një kundërshtar i denjë përballë shokëve.

Tiyo Satrio

Ai ka mësuar edhe të shkruajë, duke mbajtur lapsin me gojë. Edhe pse është në klasë të dytë, djaloshi mund të zgjidhë edhe probleme për klasën e katërt, si shumëzimin apo pjesëtimin.

Në fillim nuk donte të shkonte shkollë, për shkak të gjendjes së tij dhe frikës sesi do ta trajtonin të tjerët. Tani është ndjekës i mirë i mësimit, dhe ka besim tek të tjerët, që ta mbajnë ose ta vendosin tek karrigia me rrota. Me natyrën e tij optimiste dhe të qeshurën ngjitëse, është bërë nxënësi më i mirë i shkollës.

Tiyo Satrio2

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?