Femrat nuk dihet t’i injorojnë këto simptoma, mund të jenë një “vrasës i heshtur”!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kanceri po përkufizohet si “sëmundja e shekullit” për shkak të numrit të madh të njerëzve që po preken nga kjo sëmundje dita ditës. Sipas studimeve thuhet se rreth 550 gra humbasin jetën çdo vit si pasojë e kancerit ovarial. Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë sëmundje janë predispozicioni gjenetik, përdorimi i tepërt i kontraceptivëve oral, mosha etj. Lajmi i keq është se më shumë se 80% e femrave që janë diagnostikuar me këtë sëmundje e kanë kapur atë në një fazë të avancuar dhe fatkeqësisht në këtë fazë shanset e shërimit janë shumë të pakëta, thuajse të pamundura.

shenja te kanceritJa disa nga simptomat e para që shfaq kjo sëmundje dhe nuk duhen injoruar:

Dhimbjet e shpeshta të kurrizit, sidomos kur nuk vuani nga sëmundje të tilla si osteoporoza ose artiriti.

Dhimbje të shpeshta të pjesës së legenit dhe stomakut.

Cikël menstrual i çrregullt dhe me dhimbje.

Ndjesi lodhje e vazhdueshme pa asnjë arsye.

Humbje oreksi dhe rënie drastike në peshë, në rastet kur nuk mbani dietë.

Dhimbje të mëdha gjatë marrëdhënieve seksuale.

Të vjella të vazhdueshme./ Burimi MDhealth

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi