Fenomen i rrallë/ Binjakë të lindur në vite të ndryshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Janë binjakë dhe kanë një ndryshim unik mes tyre: vitin e lindjes. Duket si e pabesueshme, por është një fenomen që ndodh thuajse çdo vit.

Këtë vit të paktën 3 çifte binjakësh kanë ardhur në jetë brenda pak minutash që ndajnë dy vitet.everett-dhe-sawyer-shay

Datat e tyre të lindjes do të çudisin pa dyshim mësuesit dhe shokët e tyre në vitet në vazhdim.

San Diego: Binjaket u lindën në spitalin Sharp Mary në San Diego. E para erdhi në jetë më 31 dhjetor në orën 23:56, ndërsa vajza tjetër lindi në mesnatën e 1 janarit, shkruan Gazeta Shendeti.

Atlanta: Këta binjakë u lindën në një spital në Gergioa të Atlantës. Vajza erdhi në jetë në orën 23:20, ndërsa vëllai i saj lindi një orë më vonë, 00:20, në ditën e vitit të ri.

Arizona: Everett dhe Sawyer Shay lindën në Qendrën Mjekësore Banner Thunderbird. Sawyer erdhi në jetë në orën 23:50 të 31 dhjetorit 2016, ndërsa binjaku i tij Everett lindi në orën 00:01 të 1 janarit 2017.

Everett është edhe fëmija e parë i lindur për vitin 2017, pasi ka ardhur në jetë vetëm 1 minutë pas hyrjes së vitit të ri. Duhet thënë se të dy fëmijët kanë ardhur në jetë me lindje natyrale.

Burimi: CNN/ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve