Filtrat e Instagramit mund të ndihmojnë në diagnostikimin e depresionit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Instagrami  njihet nga shumica e përdoruesve si  vendi i veshjeve të modës së fundit , të fotove super ‘luksoze’  si dhe të shprehjeve frymëzuese.depresion

Në qoftë se ju vini re se miku juaj kohët e fundit ka filluar të postojë foto duke përdorur filtra me ngjyra të mbyllura dhe të errëta, bazuar në një studim të bërë nga Departamenti i Psikologjisë tek Universiteti Harvardit, ai mund të jetë duke përjetuar efekte të lehta të depresionit.

Hulumtuesit shkencorë analizuan gati 44 mijë foto nga 166 vullnetarë, të cilët u rekrutuan nga një shërbim në Amazon për të identifikuar atë që përbën një thirrje për ndihmë e koduar me Instagram.

Ata zbuluan një  marrëdhënie midis gjendjes shpirtërore dhe  filtrave të përdorur, duke u bazuar në dritëhijet, ngjyrimin dhe rregullimet e bëra në foto.

Shkencëtarët theksojnë se: “Në studimet e bëra, që ndërthurin gjendjen shpirtërore, atë mendore dhe ngjyrat, njerëzit më të shëndetshëm i identifikuan ngjyrat më të errëta me një humor më të errët, dhe në përgjithësi preferuan ngjyra të shndritshme dhe të gjalla”.

Në anën tjetër, personat që vuanin nga depresioni ishin më shumë të dhënë pas ngjyrave të errëta, të vdekura.

Instagram1

Fotoja e mësipërme  dëshmon për një mendje  më të shëndetshme.

Ndërsa   filtri i përdorur në foton e mësipërme, “inkwell” , e cila i kthen fotot në bardh e zi, ishte dhe filtri më i përdorur midis njerëzve që shfaqnin shenja depresioni.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese