Fjala “tablet” po zëvendëson fjalën “mami”

Teknologjia është bërë aq shumë pjesë e familjes, sa po ndryshon edhe mënyrën se si fëmijët e sotëm flasin. Një studim i ri tregon se më shumë se një në tetë prindër deklarojnë se fjala e parë e fëmijëve të tyre është “tablet”, duke zëvendësuar fjalët tipike “mama” ose “baba”.

tablet femijetNdërsa 81% e prindërve thonë se fëmija e tyre i ka thyer këto pajisje duke i hedhur.

Një total prej 3614 të rriturish morën pjesë në kërkimin e zhvilluar gjatë muajit korrik 2014.

Zona më e rrezikshme për dëmtimin e tabletit rezultonte të ishte makina e familjes, me 45% të prindërve që thonë se aksidentet ndodhin brenda dhe jashtë makinës.

Kur bëhet fjalë për tabletët, 4 në 10 prindër i lejojnë fëmijët e tyre t’i përdorin të paktën një orë në ditë, megjithëse rreth 7% i lejonin t’i përdornin 3-4 orë në ditë. Dhe megjithëse shumica e tableteve përdorej nga nxënësit e shkollave, 12% thanë se i linin të vegjlit e tyre, poshtë 2 vjeç, që të luanin me tabletat./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?