Fli këtë fundjavë – do të jetosh më gjatë

Të kalosh fundjavën në shtrat shpeshherë na mërzit, pasi mendojmë se fundjava është për të dalë me miqtë, me të afërmit, për t’u argëtuar. Na ndodh shpesh që gjatë javës nuk arrijmë të “ngopemi” me gjumë, pasi ngrihemi shpejt dhe nuk flemë më shumë se 5 apo 6 orë. Nga një studim i kryer, është vërejtur se personat e moshës 65 vjeç që flenë më pak se 6 orë gjatë gjithë javës, vdesin më të rinj në krahasim me ata që flenë 6 orë apo më tepër. Megjithatë, edhe nëse nuk keni kohë të flini mjaftueshëm gjatë javës, ka ende shpresë. I njëjti studim tregoi se nëse orët e humbura të gjumit i zëvendësoni në fundjavë, është njësoj sikur të keni fjetur çdo ditë mjaftueshëm.

Ky studim u bazua në të dhënat që u mblodhën nga 38.000 persona në Suedi, ku u ndoq nga afër stili i tyre i jetesës për 13 vite dhe u përdor regjistri i vdekjeve. Ekspertët arritën në përfundimin se personat që flinin 5 orë ose më pak gjatë javës, kishin rrezik më të lartë vdekshmërie nga ata që flinin 6 orë apo më shumë.

Pra, edhe nëse gjatë javës flini pak orë, mos u shqetësoni. Mjafton që orët t’i zëvendësoni në fundjavë dhe është njësoj si  të keni fjetur çdo natë 8 orë.

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës