Foshnja lind pa lëkurë, shokon mjekët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

foshnje

Një foshnje e seksit femër ka lindur me gjendjen më të rrallë në botë, pa lëkurë. Gjendja, e quajtur Harlequin Ichthyosis, klasifikohet si një sëmundje gjenetike që deformon shtresat e lëkurës duke krijuar pllaka dhe të çara që kërkojnë trajtime të vazhdueshme. Vajza është lindur nga një 23-vjeçare nga India.

Sipas pediatrit Yash Banait, e sapolindura ka nevojë për një trajtim të vazhdueshëm për të zbutur sipërfaqen e jashtme të trupit. Ajo po trajtohet me vazelinë dhe vaj kokosi, ndërsa në ushqimin e saj janë futur përbërës specialë që ndikojnë në formimin e lëkurës.

foshnje2

‘Harlequin Ichthyosis’, prek rreth 1 fëmijë në 300,000 lindje. Dr Yash Banait tha se të lindurit me këtë sëmundje nuk kanë fare lëkurë. “Fëmija nuk ka vështirësi me frymëmarrjen dhe gjendja shëndetësore është e qëndrueshme”.

Sipas ‘The Indian Express’, foshnja ka lindur me dy vrima të vogla në hundë dhe pa veshë. Prindërit nuk kanë të ardhura financiare për të përballuar trajtimin e sëmundjes së rëndë. Foshnja peshon 1.8 kg dhe është fëmija i parë i çiftit.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet