Foshnja rikthehet në jetë vetëm disa orë para se ta digjnin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një djalë i sapolindur, i cili klinikisht ishte shpallur i vdekur nga mjekët, u rikthye në jetë vetëm disa orë para se ta digjnin. foshnjeEdhe pse ishte ruajtur në frigoriferin e morgut gjatë gjithë natës, i sapolinduri ishte akoma gjallë dhe duke qarë kur shkuan ta marrin për funeral. Doktorët thonë se nuk ka asnjë fjalë për ta përshkruar këtë “mrekulli”.

Sipas medieve kineze, djali kishte lindur dy muaj para kohe. I ati i tij tregon për mediat se djali kishte qëndruar në inkubator për 23 ditë, derisa doktorët vendosën të kthehet në shtëpi. Por, brenda dy ditëve djali u kthye sërish në spital pasi kishte probleme shëndetësore. Pas pak orësh zemra e tij pushoi së rrahuri dhe mjekët e deklaruan klinikisht të vdekur.

Fëmija ishte mbuluar me dy batanije dhe ishte vendosur tek frigoriferi i morgut të spitalit gjatë gjithë natës, ku temperatura ishte -120 C. Punonjësit e morgut mbetën të shokuar kur panë djalin duke lëvizur dhe qarë ditën tjetër. Doktorët thonë se po bëjnë gjithçka për ta mbajtur djalin të gjallë, ndërkohë që nuk kanë gjetur akoma një shpjegim shkencor në lidhje me këtë “mrekulli”.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?