Foshnjat në të gjithë botën po flenë në kuti …për një arsye shumë të rëndësishme

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një traditë finlandeze e foshnjave që flenë në kuti po përhapet tani në të gjithë botën, pasi prindërit po përpiqen të rrisin sigurinë e fëmijëve. Kjo kuti si shportë përmban brenda përparëse, kostum për fëmijë, pelena, një thes gjumi, produkte për larjen e fëmijës dhe dyshek.foshnje_kuti

Kjo traditë daton që në vitet ’30 në Finlandë, ku ka ndihmuar këtë vend që të ulë numrin e vdekshmërisë së foshnjave. Ajo u huazua edhe nga Britania, pasi qeveria finlandeze i dha një kuti për bebe Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit kur prisnin Princin Xhorxh.

Ideja është bërë më popullore pasi tre baballarë në Finlandë vendosën të nisin një biznes për krijimin e kutive në të gjithë botën. Biznese të ngjashme janë hapur edhe në SHBA dhe Britani.

Këtë ide e kanë përkrahur edhe profesionistët e shëndetit, të cilët thonë se kutia ndihmon për parandalimin e infeksioneve dhe ul rrezikun për mbytjen e fëmijës.

kuti

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi