Fryrja, dhimbjet e barkut apo sindroma e zorrës së irrituar, si mund të trajtohen me bimë

Nga Arlinda Gjypi

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk.

Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, SZI nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj.

Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Mos humbisni: Simptomat që paralajmërojnë për sindromë të zorrës së irrituar.

Terapitë alternative dhe plotësuese

SZI shpesh trajtohet me terapi alternative. Teknikat për uljen e stresit, si ndryshimet në regjimin ushqimor, hipnoza apo këshillimi.

Bimët

Ju mund të përdorni bimë në formë ekstraktesh të thata (kapsula, pluhur apo çajra), gliceritesh (ekstrakte glicerine), tinkture (ekstrakte me alkool). Bimët kanë përbërës aktivë që mund të ndërveprojnë me bimë të tjera, shtesa apo mjekime. Flisni me mjekun tuaj nëse jeni nën mjekim apo nëse keni probleme të tjera shëndetësore. Nëse nuk ju është këshilluar ndryshe, bëni çaj me një lugë çaji në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini të mbuluar për 5-10 minuta gjethet apo lulet dhe 10-20 minuta rrënjët.

Vaji i mentes (Mentha piperita). Vaji i mentes (mendërzës) është përdorur tradicionalisht për problemet e tretjes dhe disa studime kanë treguar se ajo lehtëson simptomat e SZI-së, përfshirë gazrat dhe ngërçet. Në një studim, vaji i mentes i kombinuar me 50 mg vaj qimnoni në kapsula të veshura enterike të marra tre herë në ditë, ulnin simptomat e SZI-së. Vaji i mentes mund të ndërveprojë me ilaçe të tjera, ndaj flisni paraprakisht me mjekun tuaj.

Bimët medicinale kineze. Në një studim, një ekstrakt medicinal kinez i përbërë nga 20 bimë mjekësore, përfshirë xhenxhefilin, artemisën etj, ndihmuan për uljen e simptomave të SZI-së./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Realizohet kranioplastika e parë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: Ndërhyrja i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar