Fytyra më e bukur në botë, sipas shkencës

Amber Heard

Amber Heard

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ish-bashkëshortja e Johnny Depp ka fytyrën më të bukur në botë sipas shkencës. Fytyra e Amber Heard është 91.85% e ngjashme me “Greek Golden Ratio of Beauty Phi”, e cila për mijëra vite mendohej se kishte formulën sekrete të perfeksionit.

Në bazë të kësaj teorie, analiza me kompjuter ka zbuluar se Kim Kardashian ka vetulla perfekte, Scarlett Johansson ka sytë më të bukur, përmasa e fytyrës së Rihanna-s është më e bukura, ndërsa buzët më të bukura i ka Emily Ratajkowski dhe balli më i bukur është ai i Kate Moss.

Amber 30-vjeçe, e cila momentalisht ndodhet mes një beteje për t’u divorcuar nga Johny Depp, është testuar nga teknike më e fundit kompjuterike nga kirurgu dr. Julian De Silva, i cili ka zbuluar se tiparet e saj janë tepër të ngjashme me “Golden Ratio of Beauty”.

Nga fotoja janë matur sytë e saj, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës, dhe janë analizuar 12 karakteristika të veçanta, nga ku u zbulua se ishte e ngjashme 91.85% me “Greek ratio of Phi”, që është 1.618.

Amber Heard ishte e para me 91.85% ngjashmëri, Kim Kardashian e dyta me 91.39%, Kate Moss e treta me 91.06%, Emily Ratajkowski e katërta me 90.8% dhe Kendall Jenner me 90.18 % ngjashmëri me Golden Ratio of Beauty.

Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski

 

Kate Moss

Kate Moss

Kim Kardashian

Kim Kardashian

Scarlet Johansson

Scarlet Johansson

Kendall Jenner

Kendall Jenner

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin