Gabimet e mëdha që po bëni me kondicionerin

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Në këtë kohë kaq të nxehtë, një nga “shpëtimtarët” e vapës sigurisht që është kondicioneri apo sistemet e ajrit të kondicionuar. Për fat të keq, gabimet që ju bëni me ajrin e kondicionuar në shtëpi, ndikojnë në efikasitet, efektivitet dhe siguri.

“Nëse keni një sistem të mbajtur keq, ai mund të kontaminohet me mikroorganizma që mund të rezultojnë të dëmshme nëse thithen”, thotë Mark Mendell, shkencëtar. Ndër të tjera, Mendell përmend problemet e astmës dhe alergjive, si disa nga problemet më të mundshme. Këtu do të listojmë disa nga gabimet që bëhen me kondicionerin, i cili mund t’ju dëmtojë mushkëritë dhe sigurisht portofolin.

kondicionerNuk ndryshoni apo pastroni filtrat e kondicionerit: duhet të ndryshoni filtrin në njësinë qendrore të kondicionerit çdo 3 muaj dhe, nëse ai punon “gjatë gjithë kohës”, duhet ta pastroni 1 herë në muaj. Një filtër i pistë çon në qarkullim të dobët të ajrit, thotë James Braun, profesor i inxhinerisë në Universitetin Purdue. Filtri i pistë mund të shtojë 5 – 15% faturën e kondicionerit dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e të gjithë sistemit të kondicionerit.

Nuk e pastroni sistemin e kondicionerit çdo vit: mund të kërkoni video në internet të cilat tregojnë për pastrimin e njësisë së kondicionerit. Mirëmbajtja e sistemit të kondicionerit do ta bëjë qarkullimin e ajrit edhe më efikas. Duhet t’i bëni shërbime kondicionerit çdo vit.

E ulni shumë temperaturën: Studimet kanë treguar se trupit të njeriut i duhen një apo dy javë të përshtatet me temperaturat e larta apo të ulëta. Nëse mendoni se e ulni faturën e kondicionerit me 3% për çdo gradë që ngrini, atëherë do t’ia vlente që temperatura e termostatit të jetë jo më pak se 21 gradë (mundësisht edhe më e lartë, nëse e duroni dot).

Nuk keni kondicioner të programueshëm: një kondicioner i programueshëm mund të bëjë që të kurseni shumë në faturën e dritave. Mund ta kontrolloni temperaturën e kondicionerit edhe kur jeni në punë, mund ta ulni dhe ngrini temperaturën ose mund ta fikni fare. Telefonët e rinj mund ta mbajnë kondicionerin “zgjuar” me anë të programeve të thjeshta.

Kondicioneri është vendosur në pozicion të gabuar: mos e vendosni kondicionerin në një pozicion ku i bie dielli apo drita, sepse kondicioneri nuk punon në mënyrën më efikase dhe nuk do ta vini re shumë ndryshimin e temperaturës.

Nuk keni vendosur grila ose perde: rrezet e diellit ndikojnë në mosfunksionimin e duhur të kondicionerit, mbyllini perdet gjatë kohës që keni ndezur kondicionerin sepse ato do t’ju mbrojnë nga i nxehti që sjellin rrezet e diellit.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit