Gabimet që bëni me gjumin

Mos hani darkë shumë vonë: është e rëndësishme ta konsumoni darkën në të njëjtën orë çdo natë. Nuk këshillohet të konsumohet në orar të vonë pasi mund të keni vështirësi me tretjen dhe kjo mund t’ju pengojë të bëni gjumë të qetë.

eating before sleepingMos kontrolloni emalin në darkë: merrni frymë thellë dhe mendoni se për gjërat urgjente ju marin në telefon. Flini dhe lexojeni emailin në mëngjes. Mbrëmja është koha që duhet t’ia dedikoni vetes.

Mos e teproni me alkoolin: alkooli ndikon në cilësinë e gjumit. Pini një gotë me ujë për çdo pije alkooli që konsumoni, dhe mbylleni ciklin e pijeve 3 orë para se të shtriheni për të fjetur.

Mos u grindni me njerëzit e afërt:  nëse shkoni në shtrat të zemëruar nuk do të bëni gjumë të qetë. Mendimet në mbrëmje mund t’ju mbajnë vigjilent mendërisht ndërkohë që trupi ka nevojë të pushojë.

Mos pini produkte me përmbajtje kafeine pasi keni ngrënë darkë: ora e këshillueshme për të konsumuar kafe apo kapuçino është para orës 14:00. Nëse pini më vonë cilësia e gjumit do të ulet. Mund të pini ujë ose çaj bimor në mbrëmje.

Mos rrini orë të gjata duke lexuar: nëse preferoni të lexoni para gjumit përzgjidhni diçka argëtuese dhe kjo do t’ju ndihmojë për një gjumë më të mirë./ Përgatiti për “Shëndet”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet