Gëlltit 40 thika, mjekët kryejnë operacionin më të vështirë të jetës së tyre (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

operacion_thika_Indi

Një grup kirurgësh nga India i është dashur të kryejë operacionin më të vështirë të bërë deri tani. Ata kanë arritur të heqin me sukses 40 thika metalike nga stomaku i një pacienti, i cili kishte një etje të pakontrollueshme për të ngrënë këto objekte të rrezikshme.

Pacienti 42-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, mori trajtim emergjent në një spital në Gurdaspur, një qytet në Veri të Indisë, pasi kishte dhimbje në stomak.

Kirurgët mbetën të shokuar kur panë se pacienti kishte gëlltitur me dhjetëra thika për vetëm dy muaj, pasi “i pëlqente mënyra si ato shijonin”.

Drejtori i spitalit, dr. Jitinder Malhotra, e përshkruan atë si rastin më shokues që kishte parë gjatë 20 viteve në profesionin e tij.

“Kur nisëm diagnozën, nuk po gjenin shkaktarin e dhimbjeve në stomak. I bëmë një ultratingull, i cili zbuloi disa masa solide në stomak, në formën e kancerit”, tregon ai.

“Më pas pacienti na tregoi se kishte pasur një etje të pakontrollueshme për të ngrënë thika. Më e habitshme ishte fakti që ai kishte ngrënë thika për të paktën dy muajt e fundit. Ishte një rast demoralizues, nuk më kishte rastisur ndonjëherë të bëhesha dëshmitar i një rasti të tillë në të gjithë karrierën time si doktor,” ka treguar ai për mediat lokale.

Pas pesë orësh operacion, mjekët arritën t’i shpëtonin jetën pacientit. Tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas pak ditësh mund të dalë nga spitali.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO