Kryefaqja Box 5 Gështenja e egër, e mirë për kollën dhe shiatikun

Gështenja e egër, e mirë për kollën dhe shiatikun

0
Shpërndaje

Gështenja e egër ka kurorë të dendur e të rrumbullaktë dhe përdoret si pemë zbukuruese në parqe e lulishte. Druri i saj ka një sistem rrënjësor mjaft të fuqishëm. Degët lulëzohen nga gjethet e blerta, të dhëmbëzuara dhe ovale. Lulet e gështenjës së egër janë të mëdha, mashkullore dhe femërore bashkë dhe lulëzojnë në maj-korrik. Nganjëherë lulëzojnë për së dyti edhe në vjeshtë. Fruti i saj i blertë është i mbështjellë me gjemba farëmëmdhenj ngjyrë kafeje. Pemës geshtenja e egeri përdoret lëkura dhe gjethet. Lëkura mblidhet në shtator-tetor nga degët trevjeçare e lart. Ajo ka veti tonike dhe përdoret kundër temperaturave të përkohshme dhe të përsëritura, shëron dobësinë e barkut te gratë, kuron hemorroidet, forcon muskujt, pastron ulcerat dhe traumat, qetëson qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara etj.

Receta 1: Kurimi i kollës së bardhë

Për të kuruar kollën e bardhë marrim rreth 50 gr lëkurë të shtypur gështenje dhe e ziejmë për shumë kohë, në një litër ujë. Tretësira kullohet dhe pihet, një filaxhan çdo ditë. Tinkturati bëhet me përpunimin e 100-150 gr lëkurë të shtypur që lihet në gjysmë litri ujë të distiluar për 15 ditë. E kullojmë dhe marrim 2 lugë gjelle çdo ditë.

Receta 2: Kurimi i hipertrofisë

Merren 100 gr lëvore të farës së gështenjës së egër. Pasi zhvishet prej farës, thërrmohet mirë dhe lihet në një litër alkool etilik 96%.

Shishja mbyllet për 10 ditë, për çdo ditë tundet. Pas 10 ditësh kullohet dhe fillon konsumimi, duke marrë nga 10 pika të tretura në pak ujë, dy herë në ditë (para dreke dhe para darke). Terapia zgjat 20 ditë, pastaj pushohet 10 ditë dhe vazhdohet me terapi përsëri.

geshtenja e eger 1Receta 3: Kurimi i shiatikut

Merren 5-10 kokrra të gështenjës së egër dhe grihen në pjesë të vogla. Gështenjat e grira i përziejmë me një litër raki të fortë. Shishja mbulohet mirë për 3-4 javë duke u tundur vazhdimisht. Pas kësja kohe përzierja kullohet dhe me të bëhet masazhi i pjesëve të trutit të përfshira me shiatik tri herë në ditë derisa të pushojnë dhimbjet.

Përdorime të tjera.

Lëkura e gështenjës së egër shërben dhe për kurimin e

temperaturës së lartë

pastrimin e ulcerës

zgjerimit të venave dhe qarkullimit të gjakut.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here