Gjatësia e njeriut zvogëlohet çdo dekadë pas moshës 40 vjeç

Pothuajse të gjithë tkurren me kalimin e kohës dhe shumica nuk e kuptojnë atë. A e dini sa i gjatë jeni? 1,60, 1,70 apo 1,75 ? Studiuesit pyetën më shumë se 8500 gra mbi 60 vjeç mbi gjatësinë e tyre, dhe më pas i matën ato. Mesatarisht gratë e mbivlerësuan lartësinë e tyre me 2,5 cm më shumë se sa ishin në realitet, dmth ishin bërë 2,5 cm më të shkurtra se lartësia e tyre e regjistruar në kohën e rinisë.

Pothuajse të gjithë zvogëlohen kur plaken. Arsyeja ka të bëjë me shtyllën kurrizore. Jastëku që rrethon shtyllën kurrizore dehidratohet ndërsa plakeni. Shpina gjithashtu mund të lakohet, gjë që mund të çojë në përkulje, madje edhe harqet e këmbëve tuaja mund të rrafshohen, duke shkaktuar një shtat të shkurtër. Çdo dekadë pas moshës 40 vjeç, personi mesatarisht  humbet 1,2-1,5  cm  në lartësi. Kjo përshpejtohet pas moshës 70 vjeç.

Megjithatë, ekzistojnë mënyra për ta ngadalësuar këtë proces. Ushqimi me  një dietë më të shëndetshme ndihmon. Në mënyrë të veçantë, ngrënia e një diete të pasur  me fruta, perime, drithëra, dhe jo shumë yndyrë të pashëndetshme ka qenë e shoqëruar me më pak tkurrje ndërsa plakeni. Shmangia e duhanit dhe kufizimi i alkoolit ndihmon gjithashtu, sikurse berja rregullisht e shumë ushtrimeve ndikon pozitivisht.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm