Gjenet nuk trashëgohen as nga nëna dhe as nga babai

Ilma Lamçe

Nëse keni menduar se shumicën e gjeneve i keni trashëguar nga nëna ose babai, keni gabuar. Studimi i fundit ka treguar se shumica e gjeneve që trashëgojmë vijnë nga gjyshja nga ana e nënës apo e babait. Pikërisht gjyshet janë përgjegjëse për trashëgiminë e gjeneve.

Shkencëtarët shpjegojnë se ky hulimtim i kryer ka treguar lidhjen e pabesueshme me gjyshet për shkak të kromozomeve X. Duke qenë se ne ndajmë 25 % të ADN-së me gjyshërit dhe gjyshet, gjyshet nga ana e nënës u përcjellin këto gjene nipërve. Ndërsa gjyshet nga ana e babait bartin kromozomet X të vetat vetëm te mbesat, jo edhe te nipërit. Nëse gjyshja nga ana e babait, 50 për qind të kromozomeve X i ka të lidhura me mbesat, ato janë 0 për qind kromozome X të lidhura me nipat.

Lidhja e nipërve dhe mbesave me gjyshërit nuk ndalon asnjëherë edhe nëse ju nuk kaloni shumë kohë me ta. Pikërisht kjo arsye bën që nipërit të jenë shumë të lidhur me gjyshërit e tyre dhe të duan të kalojnë më shumë kohë me ta.

Ka raste kur ngjashmëria është e madhe, fëmijët duken si gjyshja, por edhe nëse nuk është kështu ata do trashëgojnë disa tipare ose sjellje: buzëqeshjen, ngjyrën e syve, lëvizjet apo mënyrën e ecjes. Ndonjëherë trashëgojnë edhe strukturën e eshtrave, muskujve apo madje edhe sëmundjet gjenetike të gjyshërve dhe gjysheve të tyre.

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor