Gjeniu 12-vjeçar synon të bëhet mjek në moshën 18-vjeçare

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Djaloshi jashtëzakonisht i talentuar nga Kalifornia do të nisë vjeshtën e këtij viti studimet për mjekësi, edhe pse është vetëm 12 vjeç.Tanishq Abraham

Tanishq Abraham është pranuar nga dy kampuse universitare për të studiuar inxhinieri bio-mjekësore. Ai shpreson që të bëhet doktor dhe shkencëtar kur të mbushë 18 vjeç. Ambiciet e tij nuk mbarojnë këtu. Ai shpreson që të bëhet një ditë president i Amerikës.

“Besoj se do të jem 18-vjeç kur të marrë Diplomën e Masterit”, shprehet Tanishq.

Djaloshi me origjinë nga India ishte vetëm 7 vjeç kur nisi kolegjin. Që atëherë ai është diplomuar nga Kolegji Amerikan në tri degë: matematikë, fizikë dhe një gjuhë të huaj.

Që foshnje ai ka treguar një interes të madh për leximin e librave dhe memorizonte gjithçka që lexonte dhe dëgjonte. Përveç dëshirës së madhe për të lexuar, Abraham pëlqen të luajë video lojëra si të gjithë fëmijët e tjerë. Ai ka mësuar gjithashtu të luajë në piano dhe është pjesë e një kori muzikor.

Abraham ishte vetëm 4 vjeç kur u bë pjesë e Mensa (shoqërisë së personave me koeficient të lartë inteligjence).

Burimi: Ibitimes.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve