Gjërat që duhet të merrni në konsideratë përpara se të kryeni operacione plastike

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Moda e VIP-ave për t’u dukur sa më perfekt duket se ka pushtuar edhe të rinjtë në jetën e përditshme. Me një fotografi në duar ato shkojnë që të bëjnë buzët si Kylie Jenner, buzët si Ariel Winter apo vithet si Iggy Azalea.

kirurgji plastikeVetëm vitin e kaluar 1.4 milion gra kanë bërë të paktën 1 operacion plastik, këto të dhëna dolën nga raporti i bërë nga “Shoqata Amerikane e Kirurgjisë Plastike”.

Kirurgët plastikë këshillojnë që të merrni parasysh këto këshilla përpara se të bëni një operacion plastik:

Rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme: injeksionet në fryrjen e buzëve, vitheve, gjoksit duan kohën e tyre që të marrin formën e duhur. Kirurgjia plastike e hundës dhe veshëve gjithashtu, ju duhet të “duroni” për të marrë rezultatin.

Që të jeni të sigurtë bëni shumë pyetje kirurgut: merrni informacione përpara se të kryeni një kirurgji plastike, mbase nuk e keni të nevojshme ta bëni dhe do të pendoheni më vonë.

Mos ekzagjëroni asgjë: tiparet duhet të jenë në proporcion me njëra tjetrën, një buzë shumë e fryrë nuk do t’i shkonte një fytyre të imët, apo një hundë e ngritur si franceze nuk do t’i shkonte një fytyre të rrumbullakët.

Kirurgjia plastike nuk është diçka e nevojshme: ju mund ta bëni për t’u ndjerë më mirë me veten, por me kalimin e kohës botoksi dhe silikoni bie.

Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?