Gjërat që nuk dini për fundshpinën tuaj

Muskujt e fundshpinës janë më të fortët në të gjithë trupin. Fundshpina duhet të mbajë pjesën e sipërme të trupit prandaj ka edhe muskujt më të fortë.

fundshpinePërdorimi i pecetave të lagura nuk është ide e mirë. Shumë njerëz kanë reaksione alergjike (foshnjat, nuk e kanë këtë problem) prandaj duhet të përdorni letër higjienike të zakonshme.

Ju keni fundshpinë më të madhe se i dashuri juaj sepse estrogjeni stimulon akumulimin e yndyrës atje. Tek burrat yndyra depozitohet në stomak, ndërsa tek gratë drejt fundshpinës. Kjo është një nga arsyet pse gratë kanë më shumë gjasa të ketë fundshpinë të madhe, ndërsa burrat të kenë bark të madh.

Kanceri i lëkurës mund të shfaqet në fundshpinën tuaj, edhe nëse ajo nuk është e ekspozuar ndaj diellit. Kanceri i lëkurës mund të ndodhë edhe në vendet më të pazakonta, duke përfshirë edhe zonat në mes të këmbëve, sqetull, fundshpinë dhe tek organet gjenitale. Kjo është një nga arsyet pse mjeku duhet të shqyrtojë plotësisht çdo pjesë të trupit tuaj.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, femrat me fundshpinë të madhe janë me inteligjencë të lartë,  për shkak se kanë një numër më të madh të omega-3, yndyrna që ndihmojnë në zhvillimin e trurit.

Nëse keni fundshpinë të madhe, keni më pak mundësi të sëmureni. I njëjti studim nga Oxford ka treguar se gratë me fundshpina të mëdha kanë më pak shanse të vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës, edhe pse këto sëmundje janë shpesh të lidhura me mbipeshën./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?