Gjërat që nuk duhet të bëni/hani kurrë nëse e keni stomakun bosh

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

E kemi thënë disa herë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, prandaj është shumë e rëndësishme që mos t’i bëni disa gjëra nëse e keni stomakun bosh:

stomaku boshMos pini kafe ose çaj me stomakun bosh: kafja ose çaji është rutina e mëngjesit për të gjithë, por duhet të dini se ato nuk duhen konsumuar asnjëherë me stomakun bosh sepse rrisin nivelin e aciditetit në stomak.

Nuk duhet të bëni aktivitet fizik me stomakun bosh: aktiviteti fizik me stomakun bosh nuk do t’ju ndihmojë në rënie peshe. Trupi ka nevojë për ushqim për të kryer aktivitet fizik, sidomos për karbohidrate dhe proteina. Përpjekja për t’u ushtruar me stomakun bosh do t’ju bëjë të ndiheni më të përgjumur, ul produktivitetin dhe nuk shkrin masën dhjamore për ta kthyer në muskul.

Nuk duhet të pini ilaçe me stomakun bosh: gjithmonë duhet të shmangni pirjen e ilaçeve me stomakun bosh, sidomos ato që e kanë rekomandimin e mjekut të konsumohen pas buke. Pirja e ilaçeve me stomakun bosh irriton zorrët, mund të shkaktojnë ulçër në stomak sidomos nëse merrni antibiotikë apo edhe medikamente qetësuese.

Mos udhëtoni me stomakun bosh: përpiquni të mos niseni për një udhëtim të gjatë pa ngrënë asgjë. Nuk është e vërtetë që e ngrëna të shkakton të vjella, ndodh krejt e kundërta.

Mos hani ushqime të paketuara me stomakun bosh: këto lloj ushqimesh janë të tejngopura me kripë, sheqer, karbohidrate dhe kimikate tjera. Nëse konsumoni ushqime të tilla me stomakun bosh, jo do të merrni kalori të panevojshme dhe stomaku nuk do të përthithë vlera të rëndësishme ushqimore nga këto produkte.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO