Gjimnastja 41-vjeçare vërteton se mosha është thjesht një numër

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Edhe pse ka dyfishin e moshës së konkurrentëve të tjera, kjo nuk do të thotë që ajo është më pak e mirë se ato.

Ashtu si gjimnastet e tjera femra që janë bërë pjesë e Lojërave Olimpike Rio 2016, edhe 41-vjeçarja  Oksana Chusovitina është e dobët, e shkathët dhe shpërthyese.Oksana Chusovitina

Chusovitina është gjimnastja më e vjetër që merr pjesë në lojërat olimpike dhe një ndër pretendentet për të marrë medalje. Ajo përfaqëson Uzbekistanin.

41-vjeçarja ka tërhequr vëmendje me trupin e saj elastik. Shumica e atletëve e arrijnë kulmin në adoleshencë ose rreth të 20-ve dhe dalin shpejt në pension.

Prandaj jetëgjatësia dhe mundësia për të qenë në top formë për 41-vjeçaren është e jashtëzakonshme. Mosha është vetëm një numër, thotë ajo.

“Në podium gjithkush është i njëjtë, si të jetë 40 ose 16 vjeç. Duhet të ndjekësh rutinën dhe të bësh hedhjet” tregon Chusovitina për Associated Press.

“Nuk kam asnjë dhimbje, asnjë problem, gjatë trajnimit”, tregon ajo.

Burimi: Today.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?