Gjyshe, pije qumështin

gjyshe 2Ndërkohë që jemi mësuar të dëgjojmë gjyshet që ndjekin nga mbrapa nipërit e mbesat, me një gotë qumësht në dorë duke ju lutur: “të keqen nëna, pije qumështin”, e njëjta këshillë vlen edhe për to!

Pas menopauzës, femrat janë në rrezik të lartë për të shfaqur osteoporozë, që do të thotë humbje të masës kockore. Zakonisht, të rriturit e ndërpresin konsumin e qumështit, me idenë se ky është një ushqim i nevojshëm vetëm gjatë rritjes!

Por kjo është e gabuar. Konsumi i qumështit të freskët dhe produkteve cilësore të bulmetit është i domosdoshëm për të parandaluar frakturat kockore dhe kërrusjen. Gjithsesi, kjo nuk mjafton për shëndetin e kockave në moshë të madhe.

Është e rëndësishme që trupi të marrë rreze dielli mjaftueshëm gjithashtu, si dhe të ketë një dietë të pasur në perime me ngjyrë jeshile të theksuar, peshq të kaltër, fasule me ngjyrë të kuqe ose të zezë dhe fruta të thata si arrat dhe bajamet! /Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?