GRAILI I SHENJTË PËR DIABETIN/ Aplikacioni i parë në botë që mban nën kontroll sëmundjen

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Aplikacioni i parë shëndetësor në botë mund të monitorojë nivelet e glukozës tek njerëzit pa pasur nevojë që të shpojnë lëkurën. Ky zbulim i ri është përshkruar si “graili i shenjtë” në kujdesin ndaj diabetit.

Aplikacioni Epic mund të zbulojë gjithashtu nëse njerëzit mund të zhvillojnë diabet dhe duhet të bëjnë ndryshime në mënyrën e jetesës për të parandaluar këtë sëmundje.

Përdoruesit do të kenë mundësi të zbulojnë se si lloje të ndryshme të ushqimeve ndikojnë në trup, për shembull, një kanoçe me coca-cola mund të rrisë nivelet e sheqerit ose rrahjet e zemrës, apo nëse një pjatë me brokoli mund të ulë tensionin e gjakut.

Ai do të mund gjithashtu të monitorojë nëse stërvitja apo suplementet ndikojnë tek statistikat më të rëndësishme shëndetësore.

 Si funksionon ky aplikacion?

Përdoruesit duhet vetëm të vendosin majën e njërit gisht mbi lentet e kamerës në telefonin inteligjent.

Aty shkrepen një sërë imazhesh të cilat tregojnë informacione të sakta mbi rrjedhjen e gjakut të përdoruesit. Këto dërgohen pastaj në cloud ku analizohen nga mjekët dhe dërgohen të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin – nga ritmi i zemrës, deri tek temperatura apo tensioni i gjakut.

Zhvilluesit e këtij aplikacioni thonë se do të mund të shkarkohet falas në telefonat Android dhe iOS nga fundi i këtij i viti.

Një tjetër risi e këtij aplikacioni është se përdoruesit do të kenë mundësi të matin nivelet e rezistencës ndaj insulinës në një mënyrë tërësisht jo-invazive, për të përcaktuar nëse janë pre-diabetik (domethënë nëse rrezikohen nga diabeti). Për këtë aplikacioni Epic mat variacionet tek pulsi i përdoruesit, që është i lidhur me përqendrimin e glukozës në gjak. Sipas zhvilluesve të këtij aplikacioni, ai është më pak i ndërlikuar dhe më i saktë se mënyrat e tjera të monitorimit.

“Aplikacioni përdor një protokoll të thjeshtë që nxit përdoruesin të kryejë një test jo-invaziv dhe kështu mund të marrë informacione të rëndësishme në mënyrë sistematike”, thotë Dominic Wood, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i aplikacionit Epic Health.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa të bëhet i mundur shkarkimi i aplikacionit dhe të shohim nëse funksionon ose jo.

 Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis