Gruaja denoncon në polici: “Më përdhunoi një Pokemon”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Policia raporton se ka marrë një ankesë zyrtare nga një grua, e cila pretendon se është përdhunuar nga një Pokemon. Ajo iu tha oficerëve se është përdhunuar nga një pokemon në shtëpinë e saj në Moskë, kryeqyteti i Rusisë.pokemon

Gruaja e martuar, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, sipas dëshmive të dhëna, ka qenë duke luajtur POKEMON GO para se të flinte. Ajo thotë se u zgjua në momentin që po përdhunohej nga pokemoni. Gruaja tha se pokemoni u zhduk sapo ajo u largua nga krevati, por aplikacioni POKEMON GO, i shkarkuar në celularin e saj, tregonte se pokemoni ndodhej ende në krevat.

Ajo zgjoi bashkëshortin dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur, por ai nuk e kishte besuar dhe e kishte këshilluar të takohej me një psikiatër. Rrjeti rus i lajmeve Bloknot, raporton se as policia nuk e ka besuar gruan dhe ai ka lënë takim me një psikolog, i cili nuk ka mundur ta ndihmojë atë.

Ivan Makarov , mik i gruas, thotë : “Ajo thotë se ka shumë pokemona në shtëpinë e saj, se edhe qeni mund t’i ndiejë ata, ai leh sa herë që ajo luan POKEMON GO”. Z.Markov thotë se mikja e tij e ka pranuar këshillën e bashkëshortit dhe ka lënë tashmë një takim me një psikiatër.

Loja “Pokemon Go” është çmenduria më e fundit që ka përfshirë fëmijë, të rritur, personalitete të njohura e njerëz të thjeshtë…gati të gjithë botën. Ajo është cilësuar si virusi më i ri botëror që po rrezikon jetët e njerëzve (lexo më shumë këtu).

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?