Gruaja është alergjike nga gjithçka, përfshirë edhe burrin e saj

alergjike-nga-burri

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është për të qeshur kur dëgjon se është alergjike për gjithçka. Por, për një grua amerikane, nuk është fare për të qeshur, pasi ajo vërtetë është alergjike për gjithçka, madje edhe nga burri i saj.

29-vjeçarja  Johanna Watkins ka jetuar në dhomën e gjumit për një vit. Meqë është alergjike nga ushqimi, substancat kimike, pluhuri, pothuajse gjithçka, bashkëshorti i saj, Scott, i ka krijuar një “zonë të sigurt”, ku nuk hyn as drita e diellit.Johanna është alergjike edhe nga njerëzit, përfshirë edhe burri i saj. Scott as nuk mund ta përqafojë bashkëshorten e tij, prandaj jetojnë në dhoma të ndryshme që të mos e lëndojë.

Johanna vuan nga sindroma MCAS (sindroma e aktivizimit të qelizave direk). Qelizat direk janë lloj i qelizave të bardha të gjakut që sekretojnë substanca kimike në trup, duke kontrolluar kështu sistemin imunitar. Por, tek Johanna këto qeliza nuk funksionojnë si duhet, ata ëshojnë substanca kimikë në kohë dhe vend të gabuar.

Rasti i parë i kësaj sindrome është diagnostikuar para 9 vitesh, prandaj njihet shumë pak për këtë gjendje. Thuhet se 1-15% e popullsisë mund të vuajë nga kjo sindromë.

Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë gjejnë shërim, por rasti i Johannas është shumë ekstrem, sa akoma nuk është gjetur një trajtim për të. Johanna jeton e vetme në dhomën e saj. Ajo e kalon ditën duke folur me anë të telefonit, skype-it ose email-it me njerëzit e saj të dashur.

E vetmja kohë kur Johanna lë dhomën, është kur ajo shkon te mjeku. Në ato moment, burrë e grua vendosin maska dhe lëvizin me makinë, pro kur ajo kthehet në shtëpi ndihet shumë e lodhur e ndjen dhimbje.

Johanna mund të konsumojë vetëm disa ushqime: mish qengji, kastravec dhe karota. Ka një vit që ajo ha të njëjtin ushqim.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide