Gruaja me Sindromën Down hap biznesin e saj, e pabesueshme si e ka nisur!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Fize Smailaj

doen26 –vjeçarja Collete Divitto, e diagnostikuar me sindromën Down e ka patur gjithmonë pasion gatimin, veçanërisht përgatitjen e biskotave me kanellë. Nëna e saj Rosemary Alfredo, thotë se gjithmonë është treguar mbështetëse me vajzën duke i thënë se sa e talentuar është ajo dhe se si mund të fillonte një biznes të vetin duke përdorur talentin e saj.

Divitto thotë se në momentin që asnjë punëdhënës nuk po më pranonte si një kandidate të mundshme për një pozicion pune, ajo vendosi që të fillonte të shiste ëmbëlsirat e saj në një dyqan pranë zonës ku banonte. Divitto shprehet : “ Për njerëz si unë, të cilët kanë nevoja të veçanta, është shumë e vështirë të gjejmë një punë .” Por nëna e saj thotë se këto vështirësi nuk e penguan vajzën e saj të arrinte atë që donte. “Pas çdo refuzimi, dukej sikur forcohej më shumë dëshira dhe vendosmëria e saj për tu treguar se ajo mund t’ia dilte.

Divitto e nisi gjithçka duke pjekur vetëm 100 biskota në javë, të cilat shiteshin në një dyqan jo të sajin, ndërsa tani  ajo ka një biznes plotësisht të vetin. Vetën 2 javë pasi rrjeti CBS bëri publik rastin e saj, porositë për biskotat e saj janë rritur ndjeshëm dhe kërkohen nga shtete të ndryshme, duke bërë që ajo të ketë rreth 4000 porositës. Ajo ka gjetur mbështetje edhe nga organizatat të cilat kanë ndihmuar që Divitto të mund të përballojë prodhimin e porosive. Divitto thotë se tani ajo mund t’u tregojë të gjithëve se njerëzit me nevoja të veçanta mund të bëjnë gjithçka. Nëna e saj shprehet shumë krenare për vajzën e saj pasi ajo nuk hoqi dorë dhe se ia doli të jetë frymëzim për personat e tjerë të ngjashëm me të. Kjo është një histori e vërtetë suksesi.

Burimi: msn

 

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?