Gruaja obeze humbi 90 kg pasi hoqi dorë nga një ushqim i vetëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Një grua e cila e konsideronte veten si një”vartëse e gjalpit të kikirikut’, humbi gati 90 kg pasi kuptoi se po konsumonte më shumë se sa 4000 kalori në ditë.

29 -vjeçarja Amy LeRoy, nënë e dy fëmijëve, peshonte gati 160 kg pasi konsumonte ushqime me nivele shumë të larta kalorish. Pa e ditur, ajo konsumonte rregullisht vakte me nivele shumë të larta kalorish , aq sa një nga vaktet e saj të zakonshme mund të shkonte më shumë sesa 1500 kalori.amy-leroy

Amy iu nënshtrua edhe një bypass-i gastrik në 2006, por që ishte i padobishëm, duke qenë se ajo nuk mundi t’i largonte zakonet e këqija në të ngrënë dhe dështoi në synimin për të rënë në peshë.

Pas dy vjetësh ajo shkarkoi një aplikacion i cili numëronte kaloritë dhe u shokua  kur mësoi se dieta e saj e përditshme i kalonte 4000 kalori – dyfishi i sasisë së rekomanduar. Ajo reduktoi racionet, filloi ushtrimet dhe hoqi dorë një herë e mirë nga gjalpi i kikirikut. Që nga ajo ditë ajo ka humbur më shumë sesa 90 kg, duke arritur kështu në një peshë shumë të kënaqshme.

Amy thotë:“Në fillim konsumoja shumë dhe kaloritë sa vinin dhe mblidheshin për shkak të të gjitha ushqimeve që po konsumoja. Gjatë shkollës kam marrë mjekime për depresion, prandaj shtoja në peshë edhe për shkak të gjendjes emocionale në situata të ndryshme. Kisha frikë se do më ndodhnin gjera të sikletshme, si për shembull të mos më nxinte karrigia në ndonjë restorant ose të hasja pengesa në rrugë të mbipopulluara për shkak të peshës sime. Tani që kam humbur kaq shumë peshë ndihem plot vetëbesim. Mund të dal me shoqet dhe të luaj shumë lirshëm me fëmijët“.

Dieta Para:

  • Mëngjes : Kafe dhe sanduiçi i mëngjesit
  • Dreka: Sanduiç me patate të skuqura dhe 3 ëmbëlsira
  • Vakti midis: Lugë plot me gjalp kikiriku
  • Darka: Ushqime të gatshme me mish pule ose taco-s
  • Ëmbëlsira: Dy ose tre feta kek

Dieta tani:

  • Mëngjes: Kos
  • Drekë: Mish pule me sallatë dhe një ëmbëlsirë me kalori të pakta
  • Darkë: Mish me perime
  • Ëmbëlsira: Fruta

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani