Kryefaqja Box 2 Grupi i gjakut dhe stresi

Grupi i gjakut dhe stresi

1
Shpërndaje

Peter J.D’Adamo

Parametrat e regjistruara nga një pjesë e madhe e studimeve, që kanë analizuar diferencat në frekuencën e sëmundjeve në nivelet normale, ose në neurotransmetuesit në funksion të grupit të gjakut të pacientëve, janë të shpërndarë në mënyrë lineare me grupin 0 me një ekstremitet dhe grupi A nga tjetra.

ankth stresZakonisht grupet B dhe AB vendosen në brendësi të këtyre dy ekstremeve, mbase ky ekujlibër i tyre më i madh është shprehja e një balancimi ndërmjet forcash të kundërta ose një pasojë e faktit që këta dy grupet e fundit të gjakut janë “modele më të reja të kohëve të fundit” që janë perfeksionuar (përmirësuar) me kalimin e kohës.

E njëjta gjë shikohet duke analizuar përgjigjen për stresin. Personat grupit A u shfaqen nivele përgjigjeje shumë të larta edhe në stresin e trashëguar modest, si lë të nëkuptohet nga matja e nivelit të tyre të kortisolit.

Personat e grupit 0 në anën e kundër të spektrit, janë ata që në përgjigjen për stresin prodhojnë sasinë më të ulët të kortisolit dhe adrenalinës. Në këtë fushë, personat e grupit B janë më të ngjashëm me ata të grupit A, ndërsa ata të grupit AB janë më të afërt me ata të grupit 0.

Personat e grupit A gjenden në kushte fiziologjike përjetësisht më të stresuar se të tjerët dhe si pasojë marrin avantazhe më të ulta praktike të ushtrimeve që janë të predispozuara në reduktimin e stresit.  Në thelb kush i përket këtij grupi duhet ët impenjohet më shumë për të marrë në këmbim shumë më pak. Disa nga efektet e aktivitetit fizik të hasur në grupin A sipas gjasës edhe frekuenca më e madhe e tumoreve dhe sëmundjeve kardiake, fillojnë të gjejnë shpjegim racional.

Personat që i përkasin grupit 0 nuk preken lehtë nga pasojat e stresit, por nëse tejkalohet pragu kritik, atyre iu duhet më shumë kohë për të rimarrë veten. Nën stres personat e grupit 0 prodhojnë nivele të noradrenalinës dhe adrenalinës më të larta, i cili i lejon (i jep mundësinë) të reagojnë në vend dhe me efektshmëri në situatat e rrezikut. Marrja e vetes është më e ngadaltë, sepse për procesin e ndarjes së molekulave të katekolamineve është më i vështirë.

gjakuEkuilibri i forcave gjithmonë të pranishme në grupin B u jep në fakt këtyre subjekteve një profil stresi shumë të veçantë. Pasi është aplikuar për shumë vite sistemi i grupeve të gjakut, del se kush i përket grupit B, do të jetë emocionalisht shumë i ekuilibruar. Reagimi kundrejt teknikave të reduktimit të stresit është në përgjithësi pozitiv dhe i shpejtë.

Disa kërkime tregojnë se personat e grupit AB i përgjigjen stresit në mënyrë analogjike me ato të grupit 0. Edhe kjo është një anomali, që për shumë aspekte, edhe të rëndësishëm, ato paraqesin tipare të ngjashme me ato të grupit A.

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here