Gurë në veshka? Mos i injoroni këto 7 simptoma

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

gure ne veshka

Gurët në veshka janë një nga sëmundjet më të zakonshme të traktit urinar, që prek 1 në 10 njerëz në të gjithë botën.

Çfarë janë ekzaktësisht gurët në veshka? Ata janë kristale ose oksalate kalciumi që formohen në veshka ose fshikëzën e urinës. Këto kristale formohen nga kripa dhe acidi urik. Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet urinare, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, pasiviteti etj janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka.

Disa nga shenjat e para të kësaj sëmundje janë:

  • Dhimbje të shumta në pjesën e poshtme të shpinës (afër veshkave) – dhimbjet intensive mund të zgjasin 5-15 minuta (sidomos pas daljes jashtë).
  • Gjak në urinë.
  • Ndryshim i ngjyrës së urinës, kafe ose rozë.
  • Nevojë të vazhdueshme për të urinuar (më shpesh se normalja).
  • Temperaturë dhe të dridhura kur gjendja përkeqësohet.
  • Probleme me tretjen, të përziera dhe të vjella (sidomos kur keni dhimbje të shumta).
  • Dhimbje gjatë urinimit.

Dhimbjet fillojnë të shtohen kur rriten gurët dhe fillojnë të lëvizin në veshka. Kush janë më të rrezikuar që të vuajnë nga kjo sëmundje? Statistikat tregojnë se këto grupe njerëzish janë të rrezikuar:

  • Njerëzit e grupmoshës 30-50 vjeç.
  • Ata që trajtohen me ilaçe, si diuretikë, që çojnë në dehidratim.
  • Personat që janë prekur më parë nga infeksionet kronike të traktit urinar, hipertyroidizmi dhe probleme me tretjen.
  • Njerëzit që janë joaktivë.

Burimi: Wise Mind Healthy Body / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët