Hani 5 kokrra arra dhe prisni 4 orë, ja çfarë do t’ju ndodhë

Një studimi i ri tregon se konsumimi i një grushti arra në ditë siguron mbrojtje të menjëhershme kundër sëmundjeve të zemrës.

arra 5 Studiuesit zbuluan një përmirësim të dukshëm në nivelin e kolesterolit dhe fleksibilitetin e enëve të gjakut vetëm 4 orë pas konsumimit të arrave.

Konsumi i rregullt i arrave ju mbron nga shumë sëmundje kardiovaskulare. “Vetëm duke konsumuar një grusht arra apo vaj arre për katër ditë në javë, mund të reduktoni ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës,” tha dr. Peni Kris Eterton, profesor i të ushqyerit në Universitetin “Penn State” në Pensilvani, SHBA.

Ky studim është i pari që konfirmon se vetëm duke konsumuar tre lugë (51 g) vaj arre mund të përmirësohet gjendja e enëve të gjakut në 4 orë.

Vaji i arrës është provuar të jetë veçanërisht i mirë për mirëfunksionimin e qelizave që lidhen me enët e gjakut dhe luajnë një rol të rëndësishëm në fleksibilitetin e tyre./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit