Harta e akneve në fytyrë, zbuloni shkaqet dhe zgjidhjet

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet”: Blertina Koka

Nëse vuani nga aknet, nuk duhet të fajësoni vetëm lëkurën e yndyrshme. Shumë specialistë besojnë se aknet në zona të caktuara të lëkurës mund të pasqyrojnë probleme të ndryshme të shëndetit. Eksperti britanik John Tsagaris ka zbuluar se çfarë tregojnë aknet në pjesë të ndryshme të fytyrës për shëndetin dhe si mund ta zgjidhni problemin.fytyre4

John, që është praktikues i mjekësisë kineze, thotë se aknet mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si stresi, dieta, dehidratimi dhe alergjitë, por shkaktari kryesor është aktiviteti i hormoneve.

“Në mjekësinë kineze, aknet interpretohen si një çrregullim i sistemit që kontrollon shëndetin e lëkurës, të cilët janë mushkëritë dhe veshkat”, shpjegon ai.

John insiston se lëkura në vetvete nuk është problematike, por në fakt reflekton çrregullimet e brendshme të trupit.

Ballë

Kur aknet shfaqen në ballë, rekomandohet të shohim me kujdes dietën ushqimore. “Tek personat që kanë akne në ballë unë gjithmonë do të shikoja tek shëndeti i përgjithshëm i trupit, ku përfshihet padyshim dieta ushqimore, duke qenë se ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, shpjegon ai.

Faqet

Kur aknet mbulojnë faqet, besohet se shkaku kryesor është stresi dhe stili i varfër i jetesës. “Duhanpirja dhe/ose alergjitë e tjera mund të jetë një faktor, megjithatë duhet parë dieta dhe stili i jetesës në tërësi”, thotë eksperti. Zgjidhjet e mundshme? Perimet e gjelbra dhe bari i grurit. Mos harroni reduktimin e mishit dhe produkteve të bulmetit.

Goja dhe mjekra

Këto janë zona ku aknet shfaqen për shkak të problemeve hormonale dhe stresit. “Duhet ta lejoni trupin të funksionojë në mënyrën e duhur dhe jo ta trajtoni atë si një makinë, dhe të mbani gjithmonë parasysh se gjumi i mirë, çlodhja, hidratimi dhe ndjekja e një diete të shëndetshme mund ta bëjë lëkurën të duket energjike dhe e shëndetshme”. Mungesa e hidratimit mund të çojë në çrregullim të veshkave dhe shpërthim të akneve në zonën e mjekrës.

Hunda

Kur aknet shfaqen në këtë zonë, kjo është një shenjë e dietës së varfër dhe mungesës së tretjes. Sipas ekspertit, janë toksina, hormonet e tepruara dhe radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion dhe akne. Ai rekomandon konsumimin e: kungullit, kastravecit, shalqirit, karotave, lakrës së bardhë dhe lakrës së gjelbër, aloe vera, orizit të kuq, thjerrëzave, luleradhiqeve, patateve, qershive, papajave, hurmave etj. Nga ana tjetër, duhen shmangur: sheqeri i tepruar, produktet e bulmetit, çokollata, kafeina, pijet e gazuara, arrat, farat, gocat e detit dhe ushqimet me yndyrna, të skuqura dhe të konservuara.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet