Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një studim i ri ka zbuluar se spanjollët, italianët, francezët etj jetojnë më gjatë, dhe kjo falë dietës të tyre mesdhetare. Ndërsa britanikët, holandezët dhe skandinavët vdesin më të rinj se çdo popull tjetër në kontinentin e Evropës.
Studimi, i publikuar tek gazeta britanike mjekësore “Journal of Epidemiology & Community Health”, krahasoi sa gjatë jetojnë të moshuarit në 18 shtete të ndryshme evropiane përgjatë dy dekadave.
Studiuesit u ndalën më shumë tek njerëzit e moshave 75-84 vjeç në vitin 1991, të cilët jetuan deri në moshën 85-94 vjeç në vitin 2001. Ata zbuluan se përqindja e meshkujve të cilët ishin akoma gjallë ishte 27%, ndërsa për femrat ishte 40%. Pastaj ata panë se sa meshkuj dhe femra të moshës 75-84 vjeç në vitin 2001 ishin akoma gjallë në vitin 2011, kur kishin mbushur moshën 85-94 vjeç. Studiuesit zbuluan se përqindja tek meshkujt ishte rritur 34%, ndërsa për femrat 47%.
Varfëria, dietat e pasura me yndyra, duhani, konsumimi i alkoolit dhe mënyra e jetesës e pashëndetshme çojnë në vdekjen e hershme të njerëzve. Nga ky studim, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se sekreti i një jetese më të gjatë është dieta mesdhetare, e pasur me fruta, perime, drithëra etj.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/



