Hemorroidet, çfarë nuk duhet të hamë?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

“Merrni më shumë fibra! Qëndroni të hidratuar!”

Kjo është këshilla e parë që ju jepet personave që vuajnë nga hemorroidet ( zgjerim i enëve të gjakut në pjesën e kanalit anal). Por, cilat ushqime duhet të shmangin ata për të parandaluar përkeqësimin e hemorroideve.

Ushqimet me pak fibra mund t’i përkeqësojnë hemorroidet, prandaj është mirë që të limitoni konsumimin e tyre:

  • Buka e bardhë dhe gjevreku
  • Qumështi, djahtu dhe produkte të tjera të tij
  • Mishi
  • Ushqimet e përpunuara, të ngrira dhe ato të shpejta

Disa nga këto (mishi i kuq, karbohidratet e rafinuara, hot dog-ët) si dhe ushqimet e skuqura, mund të shkaktojnë gjithashtu inflamacion në trup, duke përkeqësuar kështu hemorroidet.

Nëse keni dhimbje, limitoni konsumimin e këtyre ushqimeve që irritojnë zorrën:

  • Alkooli
  • Kafeina
  • Ushqimet pikante
  • Qitrot

Kujdes edhe me sasinë e kripës që konsumon, pasi e bën trupin më të etur për ujë, duke ushtruar kështu më shumë presion në enët e gjakut. Këtu përfshihen edhe venat në pjesën e të pasmeve që shkaktojnë hemorroide.

Suplementet e hekurit shkaktojnë gjithashtu kapsllëk dhe probleme të tjera me tretjen, prandaj konsultoheni me një mjek para se t’i përdorni.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Hemorroidet, çfarë duhet të dini

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?