Hemorroidet, çfarë duhet të dini

Prof. asc. dr. Ilir Kajo, gastro-hepatolog

Hemorroidet janë zgjerim i enëve të gjakut në pjesën e kanalit anal. Ka dy lloje hemorroidesh: hemorroide të jashtme dhe hemorroide të brendshme.

Sëmundja hemorroidale karakterizohet nga mosqarkullimi i mirë i gjakut në këtë sisem vazal të enëve të gjakut që quhen enë hemorroidale. Tensioni në këto enë gjaku rritet, qarkullimi në këto enë gjakut nuk bëhet në nivelin e duhur. Gjaku stazohet, Ilir Kajo1mpikset, infektohet dhe hapet duke dhënë atë që quhet sëmundje hemorroidale e gjakut.

I sëmuri mund të prekë vetë në zonën rreth kanalit anal dhe të shikojë gjak. Mund të vërë re formacione të përmasave të ndryshme, një ose disa që shkojnë sa një kokërr bizele, ndonjëherë sa një lajthi e madhe.

Hemorroidet janë shumë të shpeshta si tek burrat, edhe tek gratë. Një pjesë jo e vogël e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet mund të jenë të shpeshta edhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark. Ndryshimet hormonale shkaktojnë gjithashtu zgjerim të venave hemorroidale.

Parandalimi

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllëk), e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Ngrënia e sasisë së duhur të fibrave ushqimore dhe pirja e 6 – 8 gota lëng (pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehtë zbrazjen e zorrës.

Ka disa gradë të hemorroideve, ka klasifikime të ndryshme. Grada e katërt, që është edhe grada më e rëndë, kërkon një ndërhyrje kirurgjikale.

(Për informacion më të plotë lidhur me problemet e stomakut, hemorroidet, kapsllëkun, fryrjet e barkut, helikobakter pylorin, mund të lexoni shkrimin “Stomaku, probleme dhe zgjidhje”, botuar në gazetën “Shëndet+” të datës 8-21 qershor 2015)

Mund të lexoni edhe:

https://shendeti.com.al/a-ndikojne-hemorroidet-dhe-ulcerat-ne-anemi/

https://shendeti.com.al/majaselli-trajtim-popullor/

https://shendeti.com.al/majaselli-dhe-mjekimi-i-tij-popullor/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit