Hemorroidet, shkaqet dhe si shfaqen në trup?

Nga Spitali Villa Maria

Hemorroidet apo, siç njihet në gjuhën e përditshme, majasëlli, është dilatacioni dhe inflamacioni venave në zonën e rektumit dhe anusit. Në varësi të pozicionit ku shfaqet, klasifikohen në hemorroide interne (të brendshme) që fillojnë nga kryqëzimi i anusit me rektumin dhe hemorroide eksterne (të jashtme) që shfaqen poshtë këtij kryqëzimi. Një lloj tjetër klasifikimi i Hemorroidethemorroideve përcaktohet nga shkalla e çrregullimit dhe nga rënia e hemorroideve në drejtim për nga jashtë. Hemorroide grada I nuk kemi rënie, Hemorroide grada II ka një rënie spontane, Hemorroide grada III mund të hiqet manualisht, Hemorroide grada IV, rënia është kronike.

Në vetvete hemorroidja është rritje e presionit të gjakut në muret e venave në rektum dhe anus. Duke qenë muskuj të dobët nuk arrin të bëhet shtyrja në mënyrën e duhur, për pasojë shoqërohet me dilatacion të enëve të gjakut. Rritja e presionit mund të vijë si rezultat i kapsllëkut kronik. Faktor risku është dhe dieta ushqimore e varfër me fibra, jeta sedentare, obeziteti, historiku familjar etj…

Si shfaqet? Shfaqja e gjakut gjatë defekimit e shoqëruar shpesh me dhimbje të forta (hemorroidet eksterne). Një simptomë e shpeshtë është dhe pruriti (kruajtjet) anale. Ka raste kur venat mund të dalin dhe nga anusi (prolaps).

Diagnositkimi bëhet me ekzaminimin direkt të zonës së anusit dhe me procedurën e anoskopisit.

  • Për më shumë informacion dhe rezervime:
    Tel.: +355 (0) 42 40 80 20
    Mob.: +355 (0) 69 40 56 150 / +355 (0) 69 40 56 151
  • Spitali Villa Maria, Tiranë – dedikuar shëndetit dhe cilësisë së jetës!

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës