Hepatiti  A, transmetimi përmes ujit dhe vaksina

Për gazetën “Shëndet+”: Prof. dr. Elmas Eltari

Hepatiti A ose ikteri infeksioz shkaktohet nga virusi i hepatitit A (VHA), që është një anëtar i grupit të ‘viruseve të vegjël’ që trasmetohen me ujin e pijshëm dhe ngrënien e ushqimeve të infektuara. Virusi shkakton një formë akute të hepatitit dhe nuk kalon në forma kronike. Imuniteti i të sëmurëve prodhon melciantikorpe kundër virusit VHA duke siguruar mbrojtjen kundër infeksionit të përsëritur. Njerëzit me hepatit A këshillohen të pushojnë në shtrat, të pinë shumë lëngje dhe të evitojnë alkoolin. Një vaksinë profilaktike është e përshtatshme për të parandaluar infeksionin me VHA për 10 vjet.

Hepatiti  A mund të përhapet nëpërmjet kontakteve personale me të sëmurët, nga konsumimi i produkteve të detit, të patrajtuara termikisht ose përdorimi i ujit të infektuar. Këto mundësi realizohen kryesisht ose sidomos, në vendet e Botës së Tretë. Njerëzit e infektuar e eliminojnë virusin me feçet e tyre, dy javë përpara dhe një javë pas zhdukjes së ikterit. Inkubacioni (periudha e fshehtë e infeksionit) është afërsisht 28 ditë (që lëkundet nga 15 deri në 50 ditë), dhe shërimi i plotë arrihet brenda dy muajve megjithëse rreth 15%  e të sëmurëve mund të ankohen ose të paraqesin përsëritje përgjatë gjashtë muajve deri në një vit nga fillimi i sëmundjes.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë