Hernia diskale, a duhet të ecim shumë për ta shëruar?

Nga Fatos Olldashi, neurokirurg në Spitalin e Traumës

Njerëzit nuk duhet të ecin shumë për t’u shëruar nga hernia diskale. Gabimi që bëjnë njerëzit është se kujtohen për sëmundjen atëherë kur ajo ndodh. herniaGjithashtu i marrin këshillat nga të sëmurë që e kanë kaluar më përpara këtë sëmundje, dhe kështu bëjnë gabime.

Sapo ndodh dhimbja, shtojnë aktivitetin fizik, nisin notin sepse noti është sporti më i mirë për hernien diskale. Jo. Kjo nuk është e mirë.

Kur ndodh dhimbja, duhet të zhvillosh një aktivitet të kufizuar fizik, aq sa të lejon dhimbja. Aktiviteti fizik nuk është trajtues, është parandalues.

Ne duhet të kujtohemi që të bëjmë aktivitet fizik kur nuk kemi dhimbje. Noti është aktiviteti më i mirë në rastet kur nuk ka dhimbje. Aktiviteti fizik forcon muskulaturën, forcon ligamentet, mban trupin në formë, ruan mbipeshën që të parandalojnë hernien diskale. Por në momentin që ka ndodhur hernia diskale, ne duhet të presim që të qetësohen dhimbjet.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet