Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Onkologji HISTORI FRYMËZUESE: Si nuk e lashë kancerin të më mposhtë, 9 herë

HISTORI FRYMËZUESE: Si nuk e lashë kancerin të më mposhtë, 9 herë

0
Shpërndaje

 Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj

Të mbijetosh nga kanceri mund të jetë gjithçka, përveçse e lehtë. Ta mundësh një herë mund të jetë gjëja më e vështirë që ke bërë. Për ata që e kanë mposhtur më shumë se një herë, e dinë më mirë se kurrë nuk bëhet më e lehtë. Kjo sepse çdo diagnozë e kancerit është unike në sfidat e saj.

Unë e njoh mirë këtë ndjesi sepse e kam mposhtur tetë herë kancerin, dhe përsëri po luftoj me të për të nëntën herë.E di që mbijetesa e kancerit është e mahnitshme, por të “lulëzosh” edhe pse je me kancer është edhe më e mrekullueshme. Dhe po, është e mundur.

Të mësosh të jetosh ndërsa ndihesh sikur po vdes është një arritje e jashtëzakonshme dhe unë jam angazhuar të ndihmoj të tjerët ta përmbushin. Ja se si mësova të jem mirë, edhe pse isha e diagnostikuar me kancer.

Ato tre fjalë të tmerrshme

Kur mjeku të thotë: “Ti ke kancer”, të kthehet bota përmbys. Shqetësimi fillon menjëherë. Madje mund ta gjeni veten të mbingarkuar nga pyetje si:

  • A do të duhet kimioterapi?
  • A do të humbas flokët?
  • A do më dhemb ose do të djeg rrezatimi?
  • A do të duhet operacioni?
  • A do të jem akoma në gjendje të punoj gjatë trajtimit?
  • A do të jem në gjendje të kujdesem për veten dhe familjen time?
  • A do vdes?

Unë i kam dëgjuar ato tre fjalë të frikshme nëntë herë të ndryshme. Dhe e pranoj, i bëra vetes këto pyetje. Herën e parë që kisha kaq frikë, nuk isha e sigurt që a mundesha  të shkoja në shtëpi shëndosh e mirë. Hyra në një panik katër-ditor. Por pas kësaj, mësova të pranoj diagnozën, e vendosur jo vetëm për të mbijetuar por edhe për të “lulëzuar” me sëmundjen time.

Çfarë do të thotë të mbijetosh nga kanceri?

Kërko në internet (google) “mbijeton” dhe me gjasë do të gjeni këtë përkufizim: “Vazhdimi për të jetuar ose ekzistuar, veçanërisht vështirësive”.

Përmes betejave të mia për të mposhtur kancerin dhe duke biseduar me persona të tjerë të prekur nga kanceri, kam zbuluar se kjo fjalë do kanë shumë kuptimë për shumë njerëz.

Kur pyeta se çfarë do të thotë të mbijetosh brenda komunitetit mjekësor, mjeku im tha se mbijetesa e kancerit do të thotë:

  • Ti je akoma gjallë.
  • Po kaloni hapat nga diagnoza në trajtim.
  • Ke mundësi të shumta për rezultate pozitive.
  • Po përpiqesh për t’u kuruar.
  • Ti nuk pret të vdesësh, por ta mposhtësh.

Kur flisja me persona të tjerë që I kishin mbijetuar kancerit, në dhomën e pritjes në spital, zbulova se ata kishin një përkufizim  ndryshe të asaj që do të thoshte të mbijetosh. Për shumë, kjo thjesht nënkuptonte:

  • të zgjoheshe çdo ditë
  • të ishe në gjendje të ngriheshe nga shtrati
  • kompletimi i aktiviteteve të jetës së përditshme (larja dhe veshja)
  • ngrënia dhe pirja pa të vjella

Kam biseduar me qindra njerëz që i nënshtrohen trajtimit gjatë 40 viteve të fundit në udhëtimin tim me periudha të ndryshme të kancerit. Duke lënë mënjanë ashpërsinë dhe llojin e kancerit, kam zbuluar se mbijetesa ime gjithashtu varet nga faktorë përtej vetë sëmundjes, duke përfshirë trajtimet e mia, marrëdhënia ime me mjekun, marrëdhënia ime me pjesën tjetër të ekipit mjekësor si dhe cilësinë e jetës sime jashtë kushteve mjekësore.

Shumë njerëz gjatë viteve më kanë thënë që të mbijetosh thjesht do të thotë të mos vdesësh. Shumë thanë se kurrë nuk e konsideruan se kishte ndonjë gjë tjetër për t’u marrë parasysh.

Ka qenë një gëzim për mua të diskutoj mënyra se si këta persona mund të lulëzojnë. Ka qenë kënaqësia ime t’i ndihmoj ata të shohin se mund të bëjnë një jetë produktive. Ka qenë vërtet e jashtëzakonshme t’i bindja  ata se u lejohet të jenë të lumtur dhe të përjetojnë gëzim ndërkohë që  luftojnë me kancerin.

‘Të lulëzosh’ ndërkohë që po vdes nga kanceri

Pas tetë betejave të suksesshme të kancerit, ju premtoj se është më e mundur nga sa duket. Një mënyrë  që më ka ndihmuar të lulëzoj midis diagnozave të kancerit ka qenë angazhimi për shëndetin tim dhe parandalimin e sëmundjeve të tjera.

Me kalimin e viteve, njoha trupin tim kur ndihet mirë më dhe kjo më ka ndihmuar të identifikoj kur gjërat nuk janë në rregull. Në vend që të uroj ose të injoroj sinjalet e trupit tim kur kërkon ndihmë, unë veproj.

Di kur duhet të shkoj te mjeku për t’u kontrolluar. Dhe shpesh herë, është provuar që kjo  taktikë është  më e frytshme. Në vitin 2015, kur u vizitova te  onkologu për të raportuar dhimbje të forta të reja, dyshova se kanceri im ishte kthyer. Nuk ishin dhimbjet e zakonshme të artritit. E dija që diçka nuk ishte në rregull. Mjeku im më urdhëroi menjëherë të bëja disa ekzaminime, të cilat konfirmuan dyshimet e mia.

Diagnoza ishte e rëndë: kanceri metastatik i gjirit, ishte përhapur në kockat e mia. Fillova rrezet menjëherë, duke u pasuar nga kimioterapia.

Mjeku më tha që unë do të vdisja para Krishtlindjeve. Dy vjet më vonë, jam ende duke jetuar dhe po ‘lulëzoj’ përsëri me kancer.

Teksa më thanë se diagnoza ime  nuk kishte shërim, nuk e humba kurrë shpresën ose vullnetin për të luftuar dhe për të bërë një jetë kuptimplote. Kështu që, hyra në modën e ‘lulëzuar’!

Unë do të vazhdoj të ‘lulëzoj’

Të kesh një qëllim në jetë të mban gjallë dhe të vendosur për të luftuar.E di që është e mundur për këdo që lufton.

Për të gjithë ju që po kaloni një situatë si unë do t’ju thoja: Gjeni motivin tuaj. Qëndroni të përkushtuar. Gjeni gëzim atje ku mundeni.

Këto janë disa nga shprehjet e mia që më motivojnë dhe ndihmojnë të bëj një jetë të shkëlqyer çdo ditë dhe të ‘lulëzoj’:

  • Do të vazhdoj të shkruaj libra.
  • Do të vazhdoj të intervistoj mysafirë interesantë në emisionin tim në radio.
  • Do të vazhdoj të shkruaj për gazetën time.
  • Do të vazhdoj të mësoj gjithçka mundem për kancerin e gjirit metastatik.
  • Do të marr pjesë në konferenca dhe grupe mbështetëse.
  • Do të ndihmoj në edukimin e kujdestarëve të mi për nevojat e mia.
  • Do të bëj gjithçka që mundem për të mbrojtur njerëzit me kancer.
  • Do të këshilloj ata që më kontaktojnë për ndihmë.
  • Do të vazhdoj të shpresoj për një kurë.
  • Do të vazhdoj të lutem, duke lejuar që besimi im të më çojë përpara.
  • Do të vazhdoj të ushqej shpirtin tim.
  • Dhe për aq kohë sa mundem, do të vazhdoj të ‘lulëzoj’. Me ose pa kancer.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here