Nga Arian Boci
specialist i Shëndetit Publik
Nëse punonjësi i shëndetësisë pëson një ekspozim kutan të vogël (p.sh. “shpim me age”) ose të membranave mukoze (p.sh. spërkatje të gojës ose syve) ndaj gjakut ose lëngjeve të tjerë biologjikë, ekspozim të lëkurës ndaj sasive të mëdha të gjakut, ose kontakt të zgjatur me gjakun, veçanërisht kur lëkura e ekspozuar është e plasaritur, e dëmtuar ose e inflarnuar, pacienti nga i cili vjen gjaku duhet të informohet dhe t’i bëhet një test për HIV, pasi të merret miratimi i tij.
Nëse ky pacient ka AIDS ose është i infektuar me HIV, ose refuzon të bëjë testin, punonjësit të shëndetësisë duhet t’i ofrohet mundësia për këshillim dhe testim. Testi në këtë stad do të ndihmojë vetëm në përcaktimin e statusit HIV të punonjësit të shëndetësisë para ekspozimit ndaj gjakut të pacientit. Sidoqoftë, kjo është e rëndësishme për të arsyetuar nëse një sero-konversion i mëvonshëm do t’i detyrohej këtij ekspozimi.
Punonjësit e shëndetësisë që ekspozohen ndaj gjakut ose lëngjeve biologjikë duhet të këshillohen të raportojnë dhe të kërkojnë ekzaminim mjekësor për çdo sëmundje akute febrile që ndodh brenda 12 javëve të ardhshme. Nëse testi për HIV që bëhet pas ekspozimit është negativ, punonjësi i shëndetësisë duhet të këshillohet të kthehet pas 3 ose 6 muajsh për të përseritur testin. Këshilluesi duhet, sidoqoftë, të diskutojë me punonjësin e ekspozuar të shëndetësisë me qëllim që të kryejë seks të sigurt gjatë periudhës se ndërmjetme me qëllim që të mos ekspozojë partnerin seksual të punonjësit të shëndetësisë ndaj infeksionit (në rastin se punonjësi i shëndetësisë është në periudhën “dritare”).
Punonjësi i shëndetsisë ka të drejtë të jetë i shqetësuar gjatë kësaj periudhe dhe shqetësimet e tij duhet të trajtohen në mënyrë jo-gjykuese, edhe nëse duken jo-realiste. Nëse testi për HIV, menjeherë pas ekspozimit (ose më vonë) del pozitiv, punonjësi i shëndetësisë duhet të marrë këshillim të vazhdueshëm dhe kujdes mjekësor, sipas nevojës. Duke qenë se testimi i punonjësit të shëndetësisë mund të dalë pozitiv nga momenti në moment, gjatë gjithë kësaj kohe duhet mbajtur konfidencialitet i plotë.
