Përshtati në shqip: Blertina Koka
Hudhra është një barishte që rritet në mbarë botën. Ajo bën pjesë në të njëjtën familje me qepën, prasin dhe preshin. Mendohet se vendi i origjinës së hudhrës është Siberia, megjithatë është përhapur në vende të tjera të botës më shumë se 5000 vjet më parë.
Hudhra përdoret për shumë gjendje shëndetësore të lidhura me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Këtu përfshihen tensioni i lartë i gjakut, nivelet e larta të kolesterolit, sëmundjet koronare të zemrës, sulmi në zemër, pakësimi i rrjedhjes së gjakut për shkak të ngushtimit të arterieve (ateroskleroza).
Disa njerëz e përdorin hudhrën për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë, rektal, të stomakut, gjirit, prostatës, mielomën multiple dhe kancerin e mushkërive dhe të fshikës së urinë.
Hudhra është provuar edhe në trajtimin e zmadhimit të prostatës –(hiperplazia beninje e prostatës [HPB], fibrozës cistike, diabetit, osteoartritit, alergjive (rinitit alergjik), diarresë, tensionit të lartë të gjakut në shtatzëni (pre-eklampsia) dhe gripin e derrit. Gjithashtu përdoret për të parandaluar pickimin e mushkonjave, për parandalimin e ftohjes dhe trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave.
Kjo bimë është përdorur gjithashtu për dhimbjet e veshit, sindromën e lodhjes kronike, çrregullimet menstruale, nivelet jonormale të kolesterolit të shkaktuara nga ilaçet kundër HIV, hepatitin, problemet me frymëmarrjen të lidhura me sëmundjet e mëlçisë, ulcera në stomak e shkaktuar nga infeksioni H. pylori, dhimbjet e muskujve të shkaktuara gjatë stërvitjes, një sëmundje të lëkurës të quajtur skleroderma etj.
Përdorime të tjera përfshijnë trajtimin e etheve, kollës, dhimbjes së kokës, dhimbjes së stomakut, kongjestionit të sinusit, hemorroideve, astmës, bronkitit, problemeve me frymëmarrjen, sheqerin e ulët të gjakut, diarrenë, tuberkulozin, infeksionet urinare, infeksionin e hundës dhe të fytit të quajtur difteria, inflamacionin e stomakut (gastrit), irritimin e lëkurës së kokës, si dhe një sëmundje seksualisht të transmetueshme e quajtur trikomoniasis vaginale. Ajo përdoret gjithashtu për të luftuar stresin dhe lodhjen.
Disa njerëz e aplikojnë vajin e hudhrës në lëkurë ose thonj për të trajtuar infeksionet kërpudhore dhe lythat. Ajo përdoret edhe kundër rënies së flokëve dhe infeksioneve të shkaktuara në gojë ose fyt.
Hudhra përdoret edhe për luftimin e infeksioneve vaginale dhe mund të injektohet në trup për të luftuar dhimbjet e gjoksit. Në ushqime dhe pije mund të përdoren hudhra të freskëta, hudhër pluhur, dhe vaj hudhër për të shtuar aromë.
Si funksionon?
Hudhra prodhon një substancë të quajtur allicin, që i jep aromën e fortë dhe e bën atë efikase në trajtimin e disa sëmundjeve të caktuara. Disa produkte të hudhrës janë prodhuar pa aromën e saj të fortë, megjithatë duhet thënë se ky proces e bën hudhrën më pak efikase.
Është më mirë të përdorni suplemente të hudhrës që kanë një shtresë enterike, kështu do të treten në zorrë dhe jo stomak.
Burimi: WebMD / Shendeti.com.al


