Hyn në fuqi ndalimi i reklamave në televizion dhe online për ushqimet e pashëndetshme

Në Mbretërinë e Bashkuar, reklamat e ushqimeve të shpejta janë ndaluar në televizion dhe në internet duke filluar nga e hëna, si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar obezitetin tek fëmijët.

Tashmë në  reklamat e televizioneve nuk do të shihen ushqime dhe pije me përmbajtje të lartë yndyre, kripe dhe sheqeri (HFSS) para orës 21:00 dhe në çdo kohë online.

Kjo vlen për produktet që konsiderohen si shkaktarët më të mëdhenj të obezitetit tek fëmijët, duke përfshirë pijet freskuese, çokollatat dhe ëmbëlsirat, picat dhe akulloret.

Federata e Ushqimit dhe Pijeve (FDF) tha se është e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të ushqehen shëndetshëm dhe se i ka zbatuar vullnetarisht kufizimet e reja që nga tetori.

Përveç ushqimeve që janë dukshëm më të pashëndetshme, ndalimi përfshin edhe disa drithëra për mëngjes, produkte të ëmbëlsuara të bukës, si sanduiçët.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së