I shpëtoi kancerit, por jo talljeve të shokëve! 11-vjeçarja kryen aktin tragjik

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ishte vetëm 3 vjeç kur u diagnostikua me tumor në tru dhe i duhej të përballonte trajtimet e vështira me rreze dhe operacionin për të mbijetuar. Bethany Thompson, tani 11-vjeç, arriti të mposhtë këtë sëmundje vdekjeprurëse, por nuk ia doli kundër fjalëve tallëse të shokëve të saj.bethany-thompson

Gjatë operacionit të kryer para 8 vitesh për heqjen e tumorit në tru, pësoi një dëmtim nervor të përhershëm në fytyrë, i cili i ndryshoi buzëqeshjen.

Vajza ngeli me buzët pak të shtrembëruara dhe për këtë talleshin shpesh disa shokë të saj të klasës. Ajo nuk arriti t’i përballonte këto tallje prandaj vendosi të vrasë veten.

Vajza ia kishte rrëfyer vendimin për të vrarë veten shoqes së saj më të ngushtë gjatë kohës që kishin qenë duke u kthyer nga shtëpia me autobusin e shkollës. Babai i shoqes e kishte lajmëruar nënën e Bethany, por, fatkeqësisht, ishte shumë vonë. Me t’u kthyer nga shkolla, 11-vjeçarja mori armën e të atit dhe kreu aktin tragjik.

Fenomeni “bulizmi” i kushtoi jetën 11-vjeçares. Ky fenomen ndodh shpesh në shkolla, ku viktima janë fëmijët dhe abuzuesit bashkëmoshatarët e tyre.

Vajza kishte bërë kohët e fundit postera kundër bulizmit për t’i vendosur në shkollë, por drejtuesit e shkollës nuk e kishin lejuar t’i vendoste, pasi sipas tyre, nuk ishin diçka pozitive.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet