I varrosuri për së gjalli flet nga varri

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Për shumicën nga ne, vetëm ideja e varrosjes për së gjalli mund të të tmerrojë, ndërsa për një irlandez nuk është asgjë të qëndrosh për tre ditë dhe netë 1 metër nën tokë.

Irlandezi John Edwards ka dalë vullnetarë që të futet në arkivol dhe të varroset afër një Kishe në lindje të Belfast, në Irlandë.

Ai nuk do të jetë vetëm aty – arkivoli është përshtatur posaçërisht, që të ketë mundësi të transmetohet live në rrjetet sociale.

61-vjeçari ka qenë i varur nga droga dhe alkooli para shumë vitesh.

Pasi përjetoi atë që ai e përshkruan si një “takim të jashtëzakonshëm më Zotin 27 vite më parë”, ai vendosi të ndërtojë disa qendra rehabilitime dhe shtëpi për të pastrehët.

Pasi ka humbur më shumë se 20 miq nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit, si dhe nga vetëvrasja, z. Edwards tani këshillon dhe lutet me njerëzit që janë të dëshpëruar apo në “rrugë të keqe”.

Këto 3 ditët e fundit, mesazhi i tij për “shpresën” ka ardhur nga poshtë varrit, afër Kishës “Willowfield”.

“E frikshme”

Ai ka marrë telefonata, mesazhe elektronike dhe tekst nga njerëz të ndryshëm.

“Qëllimi imë është të flasë me ta nga varri para se të vijnë këtu dhe t’u japë shpresë”, tregon z. Edwards për Belfast Telegraph.

Ai thotë se nuk është klaustrofobik, megjithatë ishte pak i shqetësuar nga fakti që duhej të varrosej gjallë.

“Kur mbyllet arkivoli, ulet nën tokë dhe dëgjon dheun duke rënë mbi të…është shumë e frikshme”, rrëfen ai.

Arkivoli prej druri ka më shumë hapësirë se ato normal (2.4m x 1m x 1.3m). Në arkivol mund të futet ajri, ushqimi dhe uji.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur