Ibuprofeni: Mos e përdorni shpesh, ja rreziqet që ju jep

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Sipas një studimi të fundit mbi medikamentet të publikuar në gazetën amerikane të epidemiologjisë, studiuesit e udhëhequr nga dr Gary Curhan në Brigham thanë se përdorimi i medikamenteve të tilla si analgjeziku NSAID dhe Acetaminofeni janë të lidhura me një rrezik shumë të lartë të humbjes së dëgjimit.

Analizimi i të dhënave të mbledhura nga më shumë se 55.000 gra, u gjet se gratë të cilat kishin përdorur medikamente me përmbajtje të ibuprofenit për më shumë se 6 vjet do të kishin 9 – 10% rrezik më të lartë për t’u prekur nga humbja e dëgjimit.

Sipas dr Curhan ky është një fakt shqetësues sepse njerëzit vazhdojnë t’i përdorin këto medikamente me mendimin se janë plotësisht të sigurta, por nuk është e vërtetë. Jo të gjitha dhimbjet kronike duhet të trajtohen me medikamente qetësuese.

Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rregullt i këtyre medikamenteve rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve me veshkat dhe hipertensionin./ shëndeti.com.al / TIME

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës