“Ilaçi që rrit inteligjencën”, shqetësim për studentët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj 

Një mbikëqyrës i qeverisë ka paralajmëruar një shqetësim për studentët në lidhje me rreziqet e përdorimit të “ilaçeve që rrisin inteligjencën”. Agjencia për Mbikëqyrjen e Produkteve Mjekësore dhe Kujdesit Shëndetësor paralajmëron se të rinjtë po luajnë me shëndetin e tyre, duke qenë se përdorin ilaçe pa rekomandimin e mjekut që të marrin nota të larta në provime.ilac_inteligjence

Shumë uebsajte shesin në mënyre ilegale ilaçe si Ritalin dhe Modafinil pa rekomandimin e mjekut.

Këto ilaçe mund të shkaktojnë varësi, probleme me zemrën dhe psikozë.

Deri më tani kjo Agjenci ka mbyllur rreth 5.000 uebsajte të tilla që shesin ilaçe të palicencuara.

Modafinil është krijuar për t’u përdorur për një gjendje shëndetësore të quajtur “narcolepsy”, një çrregullim serioz i trurit që shkakton përgjumje të studentëve në kohë të papërshtatshme, ndërkohë që studentët e përdorin për të qëndruar zgjuar dhe vigjilentë.

Ndërsa studentë të tjerë marrin ilaçin Ritalin, një trajtim për çrregullime të tipit ADHD, për rritje të aftësive njohëse.

“Modafinil është licencuar për gjendje të veçanta mjekësore, jo për t’u përdorur gjatë provimeve. Mos e vendosni veten në rrezik me këto ilaçe, mund t’ju shkaktojnë efekte të rënda anësore”, thotë menaxherja e agjencisë, Lynda Scammell.

“Është një akt kriminal t’i shesësh këto medikamente pa rekomandimin e mjekët- uebsajtet që i ofrojnë ato po veprojnë në mënyrë ilegale”.

“Tregohuni të zgjuar – mos e vendosni veten në rrezik duke blerë ilaçe në internet dhe mos iu bindni një krimineli”, rekomandon ajo.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?